Rama: Më duhen 8 vite ta transformoj kryeqytetin - përkundër bllokadave thyem rekorde - Gazeta Express
string(82) "rama-me-duhen-8-vite-ta-transformoj-kryeqytetin-perkunder-bllokadave-thyem-rekorde"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 20:36

Rama: Më duhen 8 vite ta transformoj kryeqytetin – përkundër bllokadave thyem rekorde

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 20:36

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili synon edhe një mandat të ri në krye të kryeqytetit, është paraqitur live në një intervistë në Pressing në T7 nga rruga “Rexhep Luci”.

Ai deklaroi se punët janë në përfundim përkundër bllokadave.

“Të gjitha premtimet që i kemi bërë jemi duke i shtyrë përpara. Para 4 viteve kam thënë që na duhen 8 vite për t’i kryer projektet e mëdha. Kemi filluar punë të mëdha përkundër pengesave”, tha Rama në Pressing T7.

“Kur ka punë normal që shkaktohen probleme, në këtë rrugë është dashur me u punu në të dhe gjatë kohës s’kanë pasur qasje qytetarët apo makinat. Mirëpo tash që është përfundu është një eksperiencë pozitive”, tha Rama nga rruga “Rexhep Luci”.

“Vitin e kaluar kemi arritë realizim rekord të shpenzimit të buxhetit për shkak se kemi bë një numër të madh të projekteve në kryeqytet”, tha Rama në Pressing, transmeton Express.