Disa yjet mbeten jashtë top 10-shes të Topit të Artë, këto janë pozitat nga e 19-ta deri te e 11-ta - Gazeta Express
string(98) "disa-yjet-mbeten-jashte-top-10-shes-te-topit-te-arte-keto-jane-pozitat-nga-e-19-ta-deri-te-e-11-ta"

Futboll

Gazeta Express

22/09/2025 19:40

Disa yjet mbeten jashtë top 10-shes të Topit të Artë, këto janë pozitat nga e 19-ta deri te e 11-ta

Futboll

Gazeta Express

22/09/2025 19:40

Disa yje të mëdhenj të futbollit evropian kanë mbetur jashtë top 10-shes së listës së Topit të Artë.

Ceremonia për ndarjen e këtij çmimi do të nis nga ora 20:00, derisa tashmë janë mësuar edhe pozitat nga vendi i 19-të deri te i 11-ti.

Joao Neves i PSG-së është i 19-ti, me Scott McTominay para tij, i cili pati sukses të jashtëzakonshëm me Napolin në Serie A.

I 17-ti është Robert Leëandoëski, me Vinicius Jr që ka përfunduar i 16-ti, pasi vitin paraprak ishte i dyti në listë dhe top favorit për ta fituar çmimin.

Viktor Gyokeres i Arsenalit është i 15-ti. I 14-ti është Desire Douse, teksa Harry Kane zë pozitën e 13-të.

Khvicha Kvaratskhelia është i 12-ti në listë.

Pedri, superylli i Barcelonës mbetet jashtë 10-shes më të mirë, duke e mbyllur këtë vit në pozitën e 11-të./GazetaExpress/