Tani po hyjmë në një javë që do të jetë vendimtare për të ardhmen e “San Siros”, me raportime nga Italia që tregojnë se Këshilli Bashkiak i Milanos pritet të mblidhet dhe të votojë për miratimin e shitjes së truallit të stadiumit dhe tokës përreth tek Milani dhe Interi.
Pas mbledhjes së Giuntas javën e kaluar dhe miratimit të rezolutës, ajo do t’i kalojë tani këshillit bashkiak.
Sipas faqes zyrtare të këshillit, nëpërmjet “MilanNews”, presidentja e këshillit Elena Buscemi ka thirrur dy mbledhje javën e ardhshme për të diskutuar mbi shitjen e “San Siros”.
Të enjten, më 25 shtator, këshilli do të mblidhet në sallën e “Palazzo Marino” për të shqyrtuar të gjitha detajet që lidhen me planin e klubeve të Serie A për stadiumin.
Më pas, të hënën e ardhshme, më 29 shtator, do të zhvillohet votimi midis këshilltarëve.
Ky votim do të përcaktojë nëse këshilli bashkiak do të miratojë apo jo shitjen e “San Siros” dhe tokës përreth dy klubeve./GazetaExpress/