Fotografohet me cigare brenda në zyrë të shtetit, Albana Koçiu kërkon shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm - Gazeta Express
string(112) "fotografohet-me-cigare-brenda-ne-zyre-te-shtetit-albana-kociu-kerkon-shkarkimin-e-zevendesministrit-te-brendshem"

Shqiperi

Gazeta Express

22/09/2025 17:03

Fotografohet me cigare brenda në zyrë të shtetit, Albana Koçiu kërkon shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm

Shqiperi

Gazeta Express

22/09/2025 17:03

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka kërkuar shkarkimin nga detyra të zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila

Shkak për këtë kërkesë mësohet të jetë bërë një foto e shkrepur nga një qytetar, teksa shihet Andi Mahila duke pirë cigare në ambientet e brendshme të zyrës së tij.Kjo foto ka mbërritur në duart e Albana Koçiut, e cila menjëherë ka vendosur t’i propozojë Këshillit të Ministrave shkarkimin e tij. Andi Mahila mban postin e zv.ministrit të Brendshëm që prej janarit 2021. Shkarkimi i tij ende nuk është zyrtarizuar ndërsa nuk dihet as kush do të jetë pasuesi i radhës në këtë post.