Gazetari dhe analisti Halil Matoshi ka komentuar garën për kryetar të Prishtinës, duke thënë se ndër të gjithë kandidatët, Uran Ismaili është i vetmi që e sheh Prishtinën me sy të qytetarit.
Matoshi tha se Ismaili është “i lindur, i rritur dhe jeton në Prishtinë”, ndërsa sipas tij, kandidatët e tjerë e shohin kryeqytetin “vetëm si interes politik ose si kureshtje – hajde të bëjmë diçka që nuk e kanë bërë të tjerët. I vetmi që e sheh me sy të qytetarit është Uran Ismaili,” u shpreh ai.
Ndërsa për kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama, Matoshi u shpreh se ai “ka fituar me projekte vizuale të bukura, mirëpo që nuk ka arritur t’i përmbyllë dhe shumicën prej tyre as që i ka nisur.”
Sipas tij, sfiduesi i vetëm serioz i Përparim Ramës në këto zgjedhje është Uran Ismaili. “Bazuar në fushatën e tij, Ismaili po tregon se synon të jetë një shërbyes i qytetarëve,” përfundoi Matoshi.