Dembele apo Yamal? Ky do të jetë fituesi i Topit të Artë sipas kompanive të basteve - Gazeta Express
string(82) "dembele-apo-yamal-ky-do-te-jete-fituesi-i-topit-te-arte-sipas-kompanive-te-basteve"

Futboll

Gazeta Express

22/09/2025 14:54

Dembele apo Yamal? Ky do të jetë fituesi i Topit të Artë sipas kompanive të basteve

Futboll

Gazeta Express

22/09/2025 14:54

Ceremonia e Topit të Artë 2025 do të mbahet sonte në “Théâtre du Châtelet” të Parisit dhe siç e parashohin kompanitë e basteve, Ousmane Dembélé është në “pole-position”.

Ylli francez i Paris Saint-Germainit, kampion i botës në vitin 2018, kuotohet me vetëm 1,25, përpara spanjollit të Barcelonës, Lamine Yamal (5,25), rival kryesor për këtë trofe.

Prapa dy pretendentëve kryesorë, pozitat tjera janë më të paqarta, shkruan “Gazeta Express”.

Portugezi i PSG-së Vitinha e zë pozitën e tretë dhe e mbyll podiumin me kuotën 17,20, përpara Mohamed Salahit të Liverpoolit (18,40) e Raphinhas së Barcelonës (27,40), i cili e pati një sezon të jashtëzakonshëm me 34 gola e 25 asistime, numra superiorë karshi atyre të Yamal.

“Outsider” të tjerë janë Khvicha Kvaratskhelia (Napoli-PSG, 63,40) e Achraf Hakimi (PSG, 43,60).

Kylian Mbappé (Real Madrid), në parashikime është jashtë Top 10. /Gazeta Express