Franca do ta njohë sot Palestinën, ministri i Jashtëm e quan “ditë historike” këtë të hënë në OKB - Gazeta Express
string(94) "franca-do-ta-njohe-sot-palestinen-ministri-i-jashtem-e-quan-dite-historike-kete-te-hene-ne-okb"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 14:14

Franca do ta njohë sot Palestinën, ministri i Jashtëm e quan “ditë historike” këtë të hënë në OKB

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 14:14

Ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot e vlerësoi të hënën si “ditë historike” në prag të një samiti të udhëhequr nga Franca dhe Arabia Saudite në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, kur pritet që Franca dhe disa vende të tjera ta shpallin njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës.

“Sot është një pikë kthese për paqen dhe një fitore e madhe diplomatike për Francën”, tha Barrot për transmetuesin francez TF1 të hënën.

CNN shkruan se presidenti francez Emmanuel Macron ka udhëhequr përpjekjet perëndimore për ta njohur shtetin palestinez dhe për ta ringjallur shtytjen drejt një zgjidhjeje me dy shtete.

Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia shpallën njohjen zyrtare të Palestinës të dielën. Pritet që Franca t’u bashkohet atyre gjatë një samiti të posaçëm që Macron po e bashkëkryeson në UNGA me princin e kurorës saudite Mohammed bin Salman.

Duke iu përgjigjur kritikave nga qeveria izraelite se njohja e Palestinës shpërblen Hamasin për terrorizëm, Barrot tha: “Njohja e Palestinës përfaqëson një refuzim kategorik të Hamasit dhe izolimin e tij përfundimtar. Ajo gjithashtu përkrah ata palestinezë që kanë zgjedhur të heqin dorë nga dhuna dhe terrorizmi”.

“Plani ynë, plani i Francës… synon një zgjidhje me dy shtete dhe përfshin hapa konkretë për ta përgatitur periudhën e menjëhershme pas luftës… në mënyrë që një mision ndërkombëtar i stabilizimit të mund të vijë në Gaza për të siguruar mbrojtjen si të palestinezëve, ashtu edhe të izraelitëve”, shtoi Barrot.

Plani i Francës është kritikuar nga Izraeli dhe aleati i tij, Shtetet e Bashkuara. Gjatë një bisede më herët këtë muaj, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ia theksoi Barrot kundërshtimin “e fortë të SHBA-së ndaj çdo njohjeje të njëanshme” të një shteti palestinez.