Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së për një mandat të dytë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot bizneset që veprojnë në rrugën “Pandeli Sotiri”, e cila sipas tij tashmë ka marrë një pamje krejt tjetër nga ajo që ishte dikur.
Idrizi tha se kjo pjesë e qytetit është transformuar falë investimeve të bëra, ku kalldrëmet jo vetëm që ruajnë trashëgiminë, por i japin edhe një hijeshi të veçantë Vushtrrisë.
Ai theksoi se punët dhe projektet për zhvillimin e qytetit nuk do të ndalen, duke paralajmëruar se ato do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ardhshëm, të cilin beson se qytetarët do ta konfirmojnë më 12 tetor.