Parandalohet kontrabandë në burgun e Dubravës - Afër murit të jashtëm gjenden substancë narkotike e disa pajisje teknologjike - Gazeta Express
string(123) "parandalohet-kontrabande-ne-burgun-e-dubraves-afer-murit-te-jashtem-gjenden-substance-narkotike-e-disa-pajisje-teknologjike"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 12:25

Parandalohet kontrabandë në burgun e Dubravës – Afër murit të jashtëm gjenden substancë narkotike e disa pajisje teknologjike

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 12:25

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, është marrë një aksion kontrolli dhe bastisje në zonën e bujqësisë, tek serat e institucionit.

Siç ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, rreth 20 metra afër murit të jashtëm, zyrtarët e sigurisë kanë hasur në dy paketime të mbështjella me qese najloni.

“Pas hapjes së tyre janë gjetur: katër telefona mobil, katër adapterë për mbushjen e telefonave, dy palë kufje, si dhe dy paketime të tjera të mbështjella me substancë të dyshuar narkotike, me peshë totale prej 10 gramësh së bashku me mbështjellësin. Materialet e konfiskuara janë siguruar sipas procedurave ligjore, ndërsa është njoftuar edhe Policia e Kosovës për hetime të mëtejme. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë të punojë në mënyrë të vazhdueshme për parandalimin e kontrabandës dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.