Seancat e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit - Gazeta Express
string(113) "seancat-e-radhes-per-vrasjen-e-liridona-ademajt-do-te-deshmojne-mjeku-qe-beri-autopsine-dhe-babai-i-naim-murselit"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 12:10

Seancat e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 12:10

Më 6 tetor do të mbahet seanca e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt, ku pritet të dëshmojë eksperti Naim Uka, i cili kishte kryer autopsinë e trupit të së ndjerës.

Po ashtu, më 10 tetor është caktuar një tjetër seancë, ku do të dëshmojë Shaban Murseli, babai i të akuzuarit Naim Murseli, që ngarkohet me organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, në seancën e sotme ka dëshmuar Shpend Haxhibeqiri, ish-drejtor i Institutit të Forenzikës Psikiatrike, i cili deklaroi se i akuzuari Naim Murseli nuk ka çrregullime mendore.

Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademaj, i ishte bërë ekzaminimi psikiatrit javë më parë në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike.

Sipas raportit nuk është konstatuar asnjë çrregullim mendor tek i akuzuari.

Haxhibeqiri në dëshminë e tij u shpreh se në çregullimin afatgjatë prej fëmijë e deri tani nuk është shfaqur asnjë element që do ta mundësojë ndonjë problem dhe afatshkurtër është pjesa prej momentit të arrestimit deri tek ekzaminimit.

“Natyrisht ekzaminimi psikiatrit kryhet me biseda, vrojtim të sjelljeve, të folurit e të tjera dhe këto merren për bazë. Ne pikën 3 e kemi shpjeguar se kjo është bazuar në sjelljen e tij para gjatë edhe pas veprës”, ka thënë Haxhibeqiri.

“Qëndrimi i Murselit ka qenë koherent karshi gjendjes e situatës në të cilën ndodhej. Gjendja koherente do të thotë me e marrë për bazë të gjitha çështjet. Murseli ka qëndruar pa ndonjë telashe gjatë ekzaminimit edhe pse në momente për arsye të ngjarjes ka pasur ndërprerje dhe shqetesime”, ka shtuar tutje ai.