7 vjeçarja ndërron jetë në spital në Tetovë, akuza për neglizhencë - Gazeta Express
string(65) "7-vjecarja-nderron-jete-ne-spital-ne-tetove-akuza-per-neglizhence"

Maqedoni

Gazeta Express

22/09/2025 11:49

7 vjeçarja ndërron jetë në spital në Tetovë, akuza për neglizhencë

Maqedoni

Gazeta Express

22/09/2025 11:49

Një vajzë vetëm 7-vjeçare ka humbur jetën mbrëmë në Spitalin Klinik të Tetovës, duke shkaktuar tronditje të madhe në opinion. Familjarët pretendojnë se mjekët kanë gabuar në trajtim dhe se nuk kanë reaguar me kohë për transferimin e saj në Shkup, ku mund të merrte kujdes më të specializuar.

Sipas tyre, gjendja e fëmijës është përkeqësuar me shpejtësi, por ekipi mjekësor nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për dërgimin urgjent në një qendër më të avancuar.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka shprehur ngushëllime për familjen dhe ka premtuar hetim të plotë.

“Me dhimbje të thellë mësova për rastin tragjik në Tetovë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë. Ngushëllime të sinqerta familjes në këto momente të rënda. Janë ndërmarrë masa për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit dhe opinioni do të informohet me transparencë për çdo hap. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve, veçanërisht i fëmijëve tanë, është përgjegjësia jonë më e madhe”, thuhet në deklaratën e tij.