Ali Ahmeti nga Haraçina: Aleanca Kombëtare për Integrim drejt triumfit më 19 tetor - Gazeta Express
string(81) "ali-ahmeti-nga-haracina-aleanca-kombetare-per-integrim-drejt-triumfit-me-19-tetor"

Maqedoni

Gazeta Express

22/09/2025 11:48

Ali Ahmeti nga Haraçina: Aleanca Kombëtare për Integrim drejt triumfit më 19 tetor

Maqedoni

Gazeta Express

22/09/2025 11:48

Në zemrën e qëndresës shqiptare, Haraçinë, sot është hapur shtabi komunal i Aleancës Kombëtare për Integrim, në një atmosferë të zjarrtë dhe me pjesëmarrje masive të qytetarëve. Lideri politik Ali Ahmeti ka deklaruar se ky mobilizim është sinjal i qartë i një fitoreje të madhe që po afron.

“Nga Haraçina, zemra e qëndresës dhe krenarisë shqiptare, sot nisi rruga drejt triumfit të 19 tetorit,” tha Ahmeti, duke shtuar se populli shqiptar është i vendosur të zgjedhë përfaqësuesit e vet, e jo më “me vasalë e hyzmeqarë”.

Sipas tij, Aleanca Kombëtare për Integrim do të fitojë jo vetëm në Haraçinë, por në gjithë vendin, pasi “mobilizimi kombëtar është evident dhe populli është në këmbë”.

Ahmeti e cilësoi 19 tetorin si “ditën e kthesës” dhe “rikthimit të dinjitetit shqiptar”.