Në kuadër të takimeve me qytetarët, kandidati për kryetar të Komunës së Shtimes, Dr. Përparim Ramusa, së bashku me kandidatin për Kuvendin Komunal, Afrim Sadiku, patën kënaqësinë të takojnë disa nga banorët e Godancit të Poshtëm.
Në këtë bashkëbisedim, Dr. Përparim Ramusa prezantoi vizionin e tij të qartë dhe të vendosur për një të ardhme më të mirë, ku Godanci i Poshtëm zë një vend të veçantë në programin “Ma mirë për Shtimen”.
“Energjia dhe përkrahja e njerëzve të ndershëm e punëtorë na japin forcë dhe motivim të ecim përpara drejt ndryshimit pozitiv!”, u shpreh ai.
Programi “Ma mirë për Shtimen” po mbledh rreth vetes mbështetjen e fuqishme të të rinjve, punëtorëve dhe familjeve nga të gjitha fshatrat e komunës.