Shtyhet seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh - Gazeta Express
string(79) "shtyhet-seanca-ndaj-bedri-shabanit-dhe-muharrem-qerimit-te-akuzuar-per-spiunazh"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 10:12

Shtyhet seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 10:12

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimi, të akuzuar për veprën penale të spiunazhit.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rrahman Beqiri, njoftoi se mungon avokati i të pandehurit Bedri Shabani, Besnik Berisha.

Gjyqtari Beqiri e pyeti të pandehurin Shabani nëse dëshiron të vazhdojë mbrojtjen me të njëjtin avokat.

“Po, deri në përfundim të gjykimit dua të vazhdoj me avokatin Besnik Berisha.” -tha Shabani.

Pas kësaj, gjyqtari Beqiri njoftoi se seanca e sotme ndërpritet, pasi nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e saj.