1791 gjoba për një javë në rajonin e Ferizajt, konfiskohen 27 patentë shoferë - Gazeta Express
string(76) "1791-gjoba-per-nje-jave-ne-rajonin-e-ferizajt-konfiskohen-27-patente-shofere"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 10:14

1791 gjoba për një javë në rajonin e Ferizajt, konfiskohen 27 patentë shoferë

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 10:14

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1791 gjoba dhe ka pezulluar 27 patentë shoferë.

Po ashtu janë raportuar 50 aksidente, ku janë lënduar 34 persona.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: -Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” – Numrave : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406 Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”