Ara me misër ku kishte të mbjellur kanabis- arrestohet edhe një i dyshuar, asgjësohen mbi 1700 bimë narkotike - Gazeta Express
string(100) "ara-me-miser-ku-kishte-edhe-kanabis-arrestohet-edhe-nje-i-dyshuar-asgjesohen-mbi-1700-bime-narkotike"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 9:56

Ara me misër ku kishte të mbjellur kanabis- arrestohet edhe një i dyshuar, asgjësohen mbi 1700 bimë narkotike

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 9:56

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se një person është arrestuar pasi është hasur në një sipërfaqe prej 1 hektarësh misër ku kishte edhe kanabis të mbjellur.

Atij i janë konfiskuar një peshore e madhe, një sasi e marihuanës, një paketim foli dhe një masë që dyshohet se është eksploziv TNT.

Ai është dërguar në mbajtje, ndërsa janë asgjësuar 1769 bimë narkotike.

“KULTIVIM I BIMËS  SË HASHASHIT, SHKURRES SË KOKAINËS  OSE BIMËVE TË KANABISIT- Dumnicë e Poshtme, Podujevë  21.09.2025-00:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti është hasur në një sipërfaqe prej 1 hektarësh misër e kamufluar me bimë narkotike në bimët e misrit që dyshohet se janë të llojit kanabis në madhësi të ndryshme. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar; një peshore e madhe, një sasi e marihuanës, 3 shirita, një paketim foli dhe një masë e cila dyshohet se është eksploziv TNT e cila është konfiskuar nga njësiti i deminimit. Është  bërë asgjësimi i 1769 bimëve  narkotike. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”