Interi e mposhti mbrëmë Sassuolon me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt në Serie A.
Por, “Nerazzurri” kanë mundur të fitonin edhe më thellë, por këtë ua mohoi portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, shkruan “Gazeta Express”
E paraqitjen e portierit shqiptar nga Mali i Zi nuk ka lënë pa e përmendur as trajneri i Zikaltërve, Christian Chivu.
“Skuadra mund të bëjë më mirë, si në qarkullimin e topit ashtu edhe në thellësinë e sulmit. Nuk është e lehtë ta thyesh një bllok të ulët, por qëndrimi ishte i duhur dhe kemi treguar edhe cilësi. Për fat të keq pritjet e portierit të tyre nuk na lejuan të mbyllnim herët ndeshjen. E patëm përballë një portier në formë të shkëlqyer. Jam i kënaqur që arritëm të vuajmë deri në fund, është një provë karakteri”, deklaroi Chivu për “DAZN”.
Muriç u transferua në Itali nga Anglia gjatë kësaj vere dhe po shkëlqen me paraqitjet e tij në fanellën e Sassuolos. /Gazeta Express