Përparim Rama në Washington Reporter: Vizioni për kryeqytetin i politikave botërore, jo mendësi bllokuese - Gazeta Express
string(103) "perparim-rama-ne-washington-reporter-vizioni-per-kryeqytetin-i-politikave-boterore-jo-mendesi-bllokuese"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 8:56

Përparim Rama në Washington Reporter: Vizioni për kryeqytetin i politikave botërore, jo mendësi bllokuese

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 8:56

Idetë e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, kanë zënë vend ne “Washington Reporter”.

Në një opinion të të parit të kryeqytetit për këtë media të njohur, Rama ka prezantuar idetë e tij, dhe ato se çka mund të mësojë Organizata e Kombeve të Bashkuara nga qytetet dhe qeverisja lokale, në qytete si Prishtina.

Shkrimin e tij Rama e ka shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook. Ai ka thënë se ky është vizioni për Prishtinën, me politika botërore, e jo mendësi bllokuese.

“Mirëmëngjesi nga Prishtina, e titujve në mediet prestigjioze botërore  Sepse ky është vizioni im për kryeqytetin, si pjesë e politikave progresive botërore, jo arenë e mendësisë bllokuese. Sepse qytetarët e Prishtinës janë qytetarë të botës”, ka shkruar Përparim Rama.