Ngjarjet e paralajmëruara për 22 shtator - Gazeta Express
string(40) "ngjarjet-e-paralajmeruara-per-22-shtator"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 7:36

Ngjarjet e paralajmëruara për 22 shtator

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 7:36

Ngjarjet e ditës 22 shtator 2025:

09:00- Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. (Pallati i Drejtësisë)

09:00- Seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Dëshmon dëshmitari i tretë (Hagë)

09:00- Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i Prokurorit të Shtetit) 

10:00- Mbledhja e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla KK- Rahovec)

11:00- Kryetarët e Forumeve Rinore Politike nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët. (Swiss Diamond Hotel)

11:00- Mbahet ceremonia e Pranim-Dorëzimit të Grantit ndërmjet Ambasadës Japoneze në Kosovë dhe Komunës së Hanit të Elezit. (Komuna e Hanit të Elezit/ Zyra e Kryetarit)

 12:00- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Universitetet e Kosovës shënojnë “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina”. (Komuna Mitrovica Veriore) 

13:00- Shoqata Esnaf organizon panel diskutimi me rektorin e “Universitetit 19 Mayıs” Samsun, Turqi.
(Hotel Premium Park Prizren)