Tifozi i flaktë i Prishtinës, Gazmend Gashi është i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në T7, ku ka dhënë një deklaratë mjaft të fuqishme.
Gazi ka thënë se klubet e tjera të Kosovës ia kanë “inati” Prishtinës.
“Krejt klubet e Kosovës festojnë kur fitojnë ndaj Prishtinës, ëndërr e kanë me fitu ndaj Prishtinës. Më shumë kanë qejf me fitu ndaj Prishtinës sesa me fitu titullin”, tha ai.
Prishtina momentalisht është e para në Superligën e Kosovës me 10 pikë të tubuara në pesë ndeshjet e para.
Gjatë ditës së sotme, prishtinasit fituan 3-1 ndaj Malishevës në udhëtim./GazetaExpress/