Imri Ahmeti takon banorët e Akllapit: Ky fshat ka potencialin të shndërrohet në destinacion turistik - Gazeta Express
string(97) "imri-ahmeti-takonbanoret-e-akllapit-ky-fshat-ka-potencialin-te-shndrrohet-ne-destinacion-turistik"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2025 21:21

Imri Ahmeti takon banorët e Akllapit: Ky fshat ka potencialin të shndërrohet në destinacion turistik

Lajme

Gazeta Express

21/09/2025 21:21

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti nga radhët e LDK-së po synon edhe një tjetër mandat në krye të këtij qyteti.

Ai ka vazhduar aktivitetin e fushatës zgjedhore, duke u takuar me banorët e fshatit Akllapi.

Ai ka thënë se Akllapi është fshati i parë ku komuna I ka mbuluar shpenzimet për transportin e nxënësve.

Ka thënë se në të ardhmen ky fshat ka potencial të shndrrohet në një destinacional turistik.

“Akllapi i mobilizuar për fitoren tonë Sonte, banorët punëtorë e të ndershëm të Akllapit, treguan qartë angazhimin e tyre në rrugën e zhvillimit dhe punës për Lipjanin. Akllapi është fshati i parë ku kemi mbuluar shpenzimet e transportit për nxënësit, kjo tregon kujdesin tonë për të ardhmen e gjeneratave të reja”.

“Në të ardhmen, ky fshat ka potencialin të shndërrohet në një destinacion turistik, duke u bërë model i zhvillimit lokal. Rruga kryesore e hyrjes do të zgjerohet, ndërsa për studentët dhe bujqit do të ofrojmë mbështetje konkrete që jeta në Akllap të bëhet më e lehtë dhe më e begatshme. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj vazhdojmë përtej fjalëve, me punë për Lipjanin”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Express