Ambientet e planifikuara për tubimin zgjedhor në Shkollën e Arllatit “Për Drenasin Kampion”, ku ishte i pranishëm kryetari Ramiz Lladrovci nuk u shfrytëzuan, sepse për shkak të numrit të madh të qytetarëve të pranishëm, tubimi është mbajtur nën qiellin e hapur.
“Në Arllat, në takimin e shkëlqyer zgjedhor me qytetarët, theksova se qeverisja jonë ishte gjithëpërfshirëse, ka realizuar dhe realizon kërkesat e qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Në Lagjen Avdyli në Dobroshec, takova qytetarët me të cilët diskutova për arritjet e qeverisjes komunale dhe sfidat që na përcollën në realizimin e prioriteteve në shërbim të mirëqenies së qytetarëve.
Në Arllat, në takimin e shkëlqyer zgjedhor me qytetarët, theksova se qeverisja jonë ishte gjithëpërfshirëse, ka realizuar dhe realizon kërkesat e qytetarëve pa dallim, duke mirëpritur idetë për zhvillimin e mëtejmë të Drenasit, zemrën e Kosovës.
Në takime me qytetarët, sot, isha bashkë me Donika Prenkun dhe Burim Bujupin, ku shkurt prezantuan disa nga arsyet “Për Drenasin Kampion”. Në Arllat nuk na zuri salla dhe takimin e mbajtëm nën qiellin e hapur.
E kemi pritur që komuna jonë të bëhet mikpritëse e kërkuesve të votës që na vizitojnë vetëm për zgjedhje, kemi qenë dhe jemi bukëdhënës, me nderim i presim e përcjellim, por, më 12 tetor, qytetarët kampionë e kanë adresën me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”.
Vazhdojmë edhe katër!