Tensionet Kurti -SHBA, Serwer: Mbështetja amerikane thelbësore, prania e ushtarëve në terren më e rëndësishmja - Gazeta Express
string(106) "tensionet-kurti-shba-serwer-mbeshtetja-amerikane-thelbesore-prania-e-ushtareve-ne-terren-me-e-rendesishmja"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2025 20:51

Tensionet Kurti -SHBA, Serwer: Mbështetja amerikane thelbësore, prania e ushtarëve në terren më e rëndësishmja

Lajme

Gazeta Express

21/09/2025 20:51

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë kishte njoftuar për pezullimin e dialogut stratregjik – duke u shtruar shumë pyetje në opinion se në çfarë nivel janë raportet Kosovë-SHBA.

Ish partitë opozitare thonë se janë në nivelin më të ulët të mundshëm, ndërksa kryeministri në detyrë Albin Kurti e minimizon nivelin e tensioneve diplomatike.

Për këtë çështje është eklaruar edhe Daniel Serwer, profesosr në Universitetin e Hopkins.

Ai ka thënë se mbështetja amerikane është thelbësore për Kosovën në shumë drejtime.

“Mbështetja e SHBA-së është thelbësore në shumë drejtime, por më e rëndësishmja lidhet me praninë e ushtarëve amerikanë në terren. Kosova do të dëshirojë t’i mbajë ata aty. Dhe, unë mendoj se duhet të mbeten aty”, ka thënë ai për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

SHBA-ja ishte inicatore e ndërhyrjes së NATO’s në 1999, aleati kyç në realizimin e pavarësisë së Kosovës 2008. Por, tashmë po flitet për një krizë raportesh. /Gazeta Express