Rashford u la jashtë formacionit startues për ndeshjen ndaj Getafes, pasi theu rregullat e Flickut - Gazeta Express
string(97) "rashford-u-la-jashte-formacionit-startues-per-ndeshjen-ndaj-getafes-pasi-theu-rregullat-e-flickut"

Futboll

Gazeta Express

21/09/2025 21:04

Rashford u la jashtë formacionit startues për ndeshjen ndaj Getafes, pasi theu rregullat e Flickut

Futboll

Gazeta Express

21/09/2025 21:04

Marcus Rashford, edhe pse shënoi dopietë kundër Newcastle në mesjavë, është lënë jashtë formacionit titullar të Barcelonës kundër Getafes, pasi theu një nga rregullat e hekurt të Hansi Flick.

Pas paraqitjes mbresëlënëse në “St James’ Park” në Ligën e Kampionëve të enjten, Rashford u lavdërua nga trajneri gjerman.

“Nuk jam i befasuar [nga golat e tij],” tha Flick.

“Mendoj se ai është një lojtar fantastik. Aftësitë e tij janë të pabesueshme dhe përfundimi i aksioneve të tij është i jashtëzakonshëm.”

Dukej se Rashford i rilindur do të ishte titullar në ndeshjen e La Ligës kundër Getafes, por sipas gazetarit Fernando Polo, 27-vjeçari është lënë jashtë për shkak se mbërriti me vonesë në një mbledhje të skuadrës të dielën.

Flick njihet për disiplinën e rreptë dhe ka theksuar shpesh se vonesat janë të papranueshme.

“Sipas rregullit që Flick e ka bërë të qartë për të gjithë lojtarët – kushdo që arrin me vonesë ditën e ndeshjes nuk luan, edhe nëse trajneri kishte planifikuar ta aktivizonte nga minuta e parë,” raportoi Mundo Deportivo./GazetaExpress/