Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, së bashku me ekipin e tij ka takuar banorët pranë Stacionit të Trenit, ku ka prezantuar pjesë të programit qeverisës dhe ka diskutuar për ndikimin e tij në jetën e përditshme të qytetarëve.
“Së bashku me ekipin tim takuam banorët pranë Stacionit të Trenit, ku biseduam për programin qeverisës dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në jetën e tyre të përditshme. Dëgjuam nga afër zërin e tyre për të reflektuar mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë në zbatim të programit qeverisës”, ka deklaruar Osmani.
Gjatë takimit, banorët kanë shprehur shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre për përmirësimin e shërbimeve publike, infrastrukturës dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim.
Me moton e tij “Fushë Kosova PËRTEJ!”, Osmani ka theksuar se prioriteti i tij është ndërtimi i një programi qeverisës të bazuar në nevojat reale të qytetarëve dhe përfshirja e tyre në vendimmarrje.