Manchester United thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë mesfushorin Kobbie Mainoo plus më shumë se 40 milionë £ në një tentativë për të marrë një yll të Real Madridit.
Mainoo ka pasur vështirësi për të gjetur minuta të rregullta te United që nga marrja e drejtimit nga Ruben Amorim në nëntorin e kaluar.
20-vjeçari u rrit nga akademia e “Old Trafford” dhe deri më tani ka shënuar shtatë gola në 76 paraqitje në të gjitha garat. Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi FA Cup në vitin 2024 dhe gjithashtu numëron 10 paraqitje me kombëtaren e Anglisë.
Megjithatë, këtë sezon ai ka qenë titullar vetëm një herë, në ndeshjen e raundit të dytë të Carabao Cup, ku United u eliminua me penallti nga skuadra e kategorisë së katërt, Grimsby Town.
Amorim kishte refuzuar më herët një largim të mundshëm të tij, duke u shprehur këtë muaj për mesfushorin:
“Besoj shumë tek ai. Ai është një lojtar i madh. Por disa prej jush mendoni se Kobbie Mainoo është tashmë lojtar i kompletuar. Unë mendoj se ai mund të bëjë shumë më mirë. Për disa lojtarë mjafton talenti, por për të jo. Ndoshta nuk është e drejtë, por mendoj se po e ndihmoj Kobbien dhe kaq.”
Trajneri i United kishte deklaruar edhe më herët:
“Dua që Kobbie të qëndrojë. Ai duhet të luftojë për vendin e tij, dhe ne kemi nevojë për të. Kjo nuk do të ndryshojë.”
Kontrata aktuale e Mainoo me United skadon në verën e vitit 2027, megjithatë klubi ka mundësinë ta zgjasë edhe për një vit tjetër.
Sipas raportimeve nga media spanjolle Defensa Central, United po mendojnë të përfshijnë Mainoo si pjesë të marrëveshjes, plus 44 milionë £, për t’i ofruar Real Madridit në këmbim të Federico Valverdes.
Megjithatë, Los Blancos e shohin mesfushorin uruguaian si pjesë thelbësore të planeve të tyre afatgjata dhe nuk kanë ndërmend të hapin negociata për shitjen e tij.
Valverde ka shënuar 32 gola në 330 ndeshje në të gjitha garat për Realin, duke fituar tre tituj të La Ligës dhe dy Champions League. Ai u transferua si i ri nga Penarol në korrik 2016 dhe kontrata e tij aktuale me Realin skadon në verën e vitit 2029./GazetaExpress/