Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në La Liga, ndonëse skuadra e tij, Mallorca nuk po ka rezultate të mira.
Mallorca barazoi 1-1 me Atletico Madridin në “San Moix”, shkruan “Gazeta Express”.
Vedat Muriqi shënoi golin e barazimit në minutën e 85-të, pasi paraprakisht Conor Gallagher shënoi gjashtë minuta më parë.
Muriqi ka katër gola në La Liga këtë edicion, një më pak se Kylian Mbappe që është i pari në listën e golashënuesve.
Më herët, pirati dardan shënoi edhe ndaj Real Madridit./GazetaExpress/