Granit Xhaka u transferua këtë verë te Sunderlandi nga Bayer Leverkuseni.
Menjëherë, atij iu dha edhe shiriti i kapitenit, me Xhakën që është një lider në fushën e lojës.
Duke pasur në natyrën e tij shpirtin luftarak dhe mosdorëzimin, ai e udhëhoqi Sunderlandin në arkëtimin e një pike të rëndësishme ndaj Aston Villas.
Sunderlandi ishte me një lojtar më pak në fushën e lojës gjatë ndeshjes së sotme, pasi Reinildo u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë.
Matty Cash shënoi për Aston Villan në minutën e 67-të, mirëpo Sunderlandi e Xhaka ishin të vendosur për të marrë pikë në këtë ndeshje.
Granit Xhaka asistoi në minutën e 75-të te goli i Isidor, një asistim me kokë.
Ndeshja u mbyll 1-1 dhe Sunderlandi mori pikë edhe me një lojtar më pak.
Sunderlandi ka tetë pikë në pesë ndeshje, në rikthimin e tij në Premierligë pas disa vitesh mungesë./GazetaExpress/