Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati për një mandat të ri, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se lagjja e njohur si “Banesat e Bardha” dita-ditës po merr një pamje të re dhe moderne.
Idrizi theksoi se ky është një tjetër premtim i realizuar për banorët e kësaj zone, ndërsa shtoi se investime të ngjashme do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera të qytetit, me synim transformimin e madh të Vushtrrisë.
Projekti përfshin renovimin, izolimin, fasadimin, si dhe rikonstruksionin e çative dhe bodrumeve të ndërtesave.
“Është punë e madhe dhe pjesë e shumë projekteve që po i realizojmë për Vushtrrinë tonë,” ka deklaruar Idrizi