Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u prit sonte me entuziazëm nga banorët e Gjonajt të Hasit, në një mbledhje elektorale ku u shpalos vizioni për zhvillimin e mëtejmë të Komunës së Prizrenit.
“Faleminderit Gjonaj, faleminderit Hasi im, me njerëzit më punëtorë që njoh! Mbështetja që po marr këtu është motiv i madh për të vazhduar me punë edhe më të mëdha në mandatin e ri” – deklaroi Totaj.
Ai theksoi se prioritet i qeverisjes së tij do të jetë rritja e investimeve në infrastrukturë dhe projekte zhvillimore:
“Do të ketë më shumë investime në rrugë, ndriçim publik, arsim dhe projekte të mëdha transformuese që do t’i japin Hasit dhe gjithë Komunës së Prizrenit pamjen moderne që qytetarët tanë e meritojnë”.
Banorët e Gjonajt shprehën besimin e tyre se Totaj do të vazhdojë të sjellë projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme.