Kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur takime në fshatin Dobrajë e Madhe në kuadër të fushatës për zgjdhjet lokale, duke e cilësuar atmosferën si të jashtëzakonshme.
“Ky takim madhështor dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur që qytetarët kanë ndaj vizionit tonë. Dobraja tashmë gëzon infrastrukturë të nevojshme, rrugë moderne, stadium futbolli, dhe shumë shpejt do të ndërtohet edhe çerdhja”, ka shkruar ai.
“Kjo mbështetje e fuqishme nuk është rastësi. Ajo është rezultat i modelit tonë qeverisës, të qartë dhe të dëshmuar për qytetarët. Prandaj, Dobraja e Madhe mbetet bastioni ynë i pathyeshëm.”, ka shtuar tutje ai.