Edon Zhegrova debutoi sonte në Serie A me skuadrën e tij të re, Juventusin, disa ditë pasi luajti për herë të parë me fanellën juventine në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi kosovar u fut në ndeshjen e sontme ndaj Veronas në minutën e 83-të, shkruan “Gazeta Express”.
Juventusi barazoi me Veronan si mysafir, me shifrat prej 1-1.
Golat i shënuan Francisco Conceicao për “Zonjën e Vjetër” dhe Gift Orban për Veronan.
Pas ndeshjes, trajneri i Juventusit, Igor Tudor foli për Edon Zhegrovën, duke thënë se ai ende nuk është në 100%-shin e tij.
“Zhegrova ende nuk është plotësisht në formë dhe duhet të punojë për të qenë në gjendje të mirë për të bërë diferencën”, tha Tudor pas ndeshjes.
Zhegrova u transferua te Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës për shumën e 20 milionë eurove, bashkë me bonuse.
26-vjeçari ishte pjesë e Lille, ku luajti për 2 sezone e gjysmë, pasi paraprakisht ishte pjesë e Baselit./GazetaExpress/