Dobraja e Madhe ka përuruar stadiumin e saj të ri, i cili u hap zyrtarisht me një ndeshje mes veteranëve të KF Arbëria dhe veteranëve të KF Uniteti.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se ky është një hap i madh për komunitetin dhe sportin lokal.
“Nga sot, Dobraja e Madhe ka stadiumin e saj të ri, që u hap zyrtarisht me një ndeshje mes veteranëve të KF Arbëria dhe veteranëve të KF Uniteti. Një stadium modern, me standarde bashkëkohore, që plotëson të gjitha kushtet për klubin KF Arbëria. Urime Dobraja, urime KF Arbëria! Ky është vetëm fillimi i shumë sukseseve që na presin në këtë fushë të re!”, u shpreh Ahmeti.
Stadiumi i ri pritet të shërbejë si qendër sportive për KF Arbëria dhe të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e sportit në këtë zonë.