Real Madridi ka arritur fitore të lehtë ndaj Espanyolit në La Liga, për ta vazhduar startin perfekt në La Liga në këtë fillimsezon.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso fitoi 2-0 ndaj Espanyolit në “Santiago Bernabeu”, duke shënuar fitoren e pestë me radhë në pesë ndeshjet e para.
Reali doli në epërsi në pjesën e parë me supergolin e shënuar nga Eder Militao, i cili shënoi nga 31 metra.
Me rezultatin 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë, teksa ajo e dyta po ashtu i takoi e tëra skuadrës madrilene.
Kylian Mbappe shënoi në minutën e 47-të, edhe ai me një goditje të bukur jashtë zonës së 16-metërshit.
Lajm i mirë, pos fitores për Realin, është edhe rikthimi i dy yjeve, Eduardo Camavinga dhe Jude Bellingham, që u rikthyen nga lëndimet e tyre.
Me këtë fitore, Reali shkon në kuotën e 15 pikëve, pas pesë ndeshjeve. Teksa, Espanyoli mbetet në kuotën e 10 pikëve pas pesë takimeve./GazetaExpress/