Sindikatat kanë regjistruar një ulje të shpenzimeve të shportës sindikale prej 430 denarësh në gusht - Gazeta Express
string(100) "sindikatat-kane-regjistruar-nje-ulje-te-shpenzimeve-te-shportes-sindikale-prej-430-denaresh-ne-gusht"

Maqedoni

Gazeta Express

20/09/2025 16:27

Sindikatat kanë regjistruar një ulje të shpenzimeve të shportës sindikale prej 430 denarësh në gusht

Maqedoni

Gazeta Express

20/09/2025 16:27

Pak më shumë se 65,000 denarë do të duhen, që një familje prej katër personash të kalonte muajin shtator, kjo sipas të dhënave nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, e cila llogarit koston e jetesës. Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin gusht, e cila është 65.507 denarë, ka një rënie prej 430 denarë. Sindikalistët gjithashtu vërejtën një rënie të kostove të ushqimit në baza mujore prej 670 denarësh.

I pyetëm edhe qytetarët, a kanë vërejtur ulje të çmimeve? Ata thonë se çmimet vetëm po rriten, duke shtuar se për të pasur një tronditje më të vogël të çmimeve, është e nevojshme rritja e prodhimit në vend.Anketë- Qytetarë“Para së gjithash, sjellja/raporti i pushtetit në dogana, furnizimet dhe mënyrën se si futet ushqimi. Ne jemi një Maqedoni që kemi bollëk dhe që mund të prodhojmë, nuk kemi pse të sjellim gjithçka, kështu që do të ketë punë.”“Po çfarë zbritje”“Vetëm rritje, jo zbritje.”Nëse familja ka jetuar në një apartament me qira prej 60 metrash katrorë, sipas llogaritjeve të LSM, do t’i duheshin 80,452 denarë./Alsat.mk