Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, PD kërkon Veliajn në sallë: Para shkarkimit, duhet të dëgjohet - Gazeta Express
string(101) "mbledhja-e-keshillit-bashkiak-te-tiranes-pd-kerkon-veliajn-ne-salle-para-shkarkimit-duhet-te-degjohet"

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 16:11

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, PD kërkon Veliajn në sallë: Para shkarkimit, duhet të dëgjohet

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 16:11

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti ka reaguar mbi mbledhjen e Këshillit Bashkiak të martën, ku do të diskutohet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një postim në Facebook, Teliti shkruan se Erion Veliaj duhet të jetë në sallë, pasi sipas tij meriton që të dëgjohet, para se të shkarkohet.

“FJALA E VELIAJ” vs “LEJA E QEVERISË”!

 Të martën është dita kur Veliaj pritet të shkarkohet nga detyra nga Këshilli Bashkiak. Ama para shkarkimit, ai ka të drejtën të dëgjohet aty në sallë përpara të zgjedhurve vendorë të Kryeqytetit.

Opozita jo vetëm që nuk trembet nga ajo fjalë, por kërkon / insiston që Veliaj të jetë aty, ballë për ballë, për t’i thënë atij dhe treguar qytetarëve disa të vërteta mbi korrupsionin dhe dëmet që ai i ka shkaktuar Tiranës në 10 vitet e fundit.

Pyetja që sot bën Tirana – dhe gjithë Shqipëria – është e thjeshtë: A do e lejojë qeveria Veliajn të dalë nga burgu për të folur, apo do ta mbajnë mbyllur nga frika se mos i del boja edhe atyre bashkë me të?

Sepse kur ke ndërtuar një regjim mbi propagandë dhe teatër, një fjalë e vetme jashtë skenarit prish gjithë shfaqjen.

 Për shkarkimin e Veliaj duhej leja e qeverisë… po për fjalën e Veliaj, a do jepet ndonjë leje?

E marta po vjen…”, shkruan Teliti.