Durrës/ Kërcënoi drejtorin e Spitalit që t'i merrte mbesën në punë, policia nis hetimet për vëllain e Rrumit’ të Shijakut - Gazeta Express
string(117) "durres-kercenoi-drejtorin-e-spitalit-qe-ti-merrte-mbesen-ne-pune-policia-nis-hetimet-per-vellain-e-rrumit-te-shijakut"

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 15:25

Durrës/ Kërcënoi drejtorin e Spitalit që t’i merrte mbesën në punë, policia nis hetimet për vëllain e Rrumit’ të Shijakut

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 15:25

Vullnet Muça, vëllai i ‘Rrumit’, i cili njihet si i forti i Shijakut, ka kërcënuar drejtorin e Spitalit të Durrësit, Renis Mullaj. Report Tv, mëson se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë teksa Vullnet Muça (vëllai i Rrumit), ka shkuar në zyrën e drejtorit të spitalit rajonal, Renis Mullaj, dhe i ka kërkuar që t’i punësonte mbesën.

Ky i fundit ka refuzuar dhe ka telefonuar policinë. Pas telefonatës policia ka shoqëruar Muçën dhe e ka akuzuar për kanosje për shkak të detyrës.“V. M., 41 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin R. M., me detyrë Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës, për t’i futur mbesën në punë”, njoftoi sot policia.