Kampionët në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich, janë e vetmja skuadër që i ka fituar të treja ndeshjet e para të sezonit në Bundesliga dhe këtë fundjavë përballen me Hoffenheim-in, në një sfidë ku synojnë të vazhdojnë formën e shkëlqyer.
Hoffenheim ka nisur gjithashtu mirë sezonin (2 fitore, 1 humbje). Ata vijnë pas një fitoreje bindëse 4-2 ndaj Union Berlin javën e kaluar, duke regjistruar nisjen më të mirë të sezonit që nga edicioni 2017/18.
Megjithatë, problemi kryesor mbetet forma në shtëpi: vetëm një fitore në 12 ndeshjet e fundit të Bundesligës në fushën e tyre (5 barazime, 6 humbje). Tre disfatat e fundit radhazi në shtëpi i vendosin ata në prag të barazimit të një rekordi negativ që daton nga nëntori i vitit 2022.
Nga ana tjetër, Bayern nuk po shkëlqen vetëm në kampionat, por edhe në Evropë. Të mërkurën, ata mposhtën Chelsea-n 3-1 në fillim të rrugëtimit të tyre në Champions League.
Megjithëse skuadra e Vincent Kompany ka mbajtur vetëm dy herë portën të paprekur në 10 ndeshjet e fundit, sulmi është armë e pathyeshme: 22 gola në 6 ndeshje këtë sezon. Edhe si mysafir, bavarezët janë të pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit të Bundesligës (7 fitore, 3 barazime) – seria më e gjatë që nga sezoni 2019/20.
Përballjet direkte
Humbja e fundit në shtëpi e Hoffenheim përfshinte një 4-0 ndaj Bayern në maj. Në 9 përballjet e fundit mes tyre në çdo fushë, Hoffenheim ka pësuar 6 humbje, me vetëm 1 fitore dhe 2 barazime.
Statistika
7 nga 8 ndeshjet e fundit të Hoffenheim-it në Bundesliga kanë parë të dyja skuadrat të shënojnë.
8 nga 9 ndeshjet e fundit të Hoffenheim-it në të gjitha garat kanë dhuruar të paktën 4 gola.
Bayern ka fituar 13 ndeshjet e fundit në të cilat ka shënuar i pari.
Bavarezët kanë shënuar në pjesën e parë në të gjitha 6 ndeshjet zyrtare këtë sezon.
Lojtarët kyç dhe mungesat
Fisnik Asllani, autor i dy golave ndaj Union Berlin, por 8 nga 9 golat e tij të fundit kanë ardhur jashtë fushe.
Michael Olise ka regjistruar të paktën një gol ose asist në 6 nga 7 ndeshjet e fundit për klubin apo kombëtaren. Ai shënoi edhe në përballjen e sezonit të kaluar kundër Bayern.
Albian Hajdari i Hoffenheim doli i dëmtuar ndaj Union dhe ishte në dyshim por ai ka startuar.
Te Bayern, Josip Stanišić u tërhoq i dëmtuar kundër Chelsea, por ka deklaruar se do të jetë gatipër këtë fundjavë. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:
🔵 Unser Team gegen die Bayern ⚪️
— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) September 20, 2025
ℹ️ Tim Lemperle (muskuläre Probleme) und Max Moerstedt (Infekt) fallen heute leider aus. pic.twitter.com/EBuAmTiU6O
TSG Hoffenheim
Unser 𝐒𝐭𝐚𝐫𝐭𝐞𝐥𝐟 für #TSGFCB 1⃣1⃣ pic.twitter.com/0b9j93Anlu
— FC Bayern München (@FCBayern) September 20, 2025
FC Bayern Munchen
Ndeshja fillon në ora 15:30 në PreZero Arena në Sinsheim të Gjermanisë