Bajrami i reagon Muratit që shkroi për rritje ekonomike: Inflacioni më i lartë për 4.5%, pyeteni profesorin se çfarë lajmi është ky - Gazeta Express
string(128) "bajrami-i-reagon-muratit-qe-shkroi-per-rritje-ekonomike-inflacioni-me-i-larte-per-4-5-pyeteni-profesorin-se-cfare-lajmi-eshte-ky"

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 14:13

Bajrami i reagon Muratit që shkroi për rritje ekonomike: Inflacioni më i lartë për 4.5%, pyeteni profesorin se çfarë lajmi është ky

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 14:13

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tha se inflacioni në gushtin e këtij viti ishte më i lartë për 4.5% sesa që ishte në gushtin e vitit të kaluar.

Duke iu referuar një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili pak më herët dha “një lajm të mirë” se Bruto Produkti Vendor u rritet me 4.58% më shumë për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor) sesa që ishte për periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024. Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën”, ka shkruar Bajrami./Express/