Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka bërë thirrje për konsumimin e produkteve vendore, duke vënë theksin te patatet dhe lakrat e Vragolisë.
“Patatet dhe lakrat e Vragolisë presin blerësit tanë! Punëtorët e palodhur, që me shpirt e zemër kultivojnë tokën përgjatë lumenjve Drenica dhe Sitnica, na sjellin produkte të shëndosha e të freskëta – gati për sofrat tona. Le t’i konsumojmë produktet e fermerëve të komunës sonë, që ata të vazhdojnë të mbjellin e të korrin edhe në vitet që vijnë.”, ka theksuar Osmani.
Ai shtoi se vizioni i tij është që Fushë Kosova të shkojë PËRTEJ!