Ruben Amorim habiti gazetarët: As për këtë person se ndryshoj formacionin - Gazeta Express
string(72) "ruben-amorim-habiti-gazetaret-as-per-kete-person-se-ndryshoj-formacionin"

Futboll

Gazeta Express

20/09/2025 12:59

Ruben Amorim habiti gazetarët: As për këtë person se ndryshoj formacionin

Futboll

Gazeta Express

20/09/2025 12:59

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, la gazetarët pa fjalë kur u pyet nëse do të ndryshonte formacionin e tij të famshëm 3-4-3, pas takimit me bashkë-pronarin e klubit, Sir Jim Ratcliffe.

Takimi u zhvillua këtë javë në qendrën stërvitore të United në Carrington, ku Ratcliffe diskutoi me Amorim për nisjen e vështirë të sezonit 2025/26. Deri tani, United ka grumbulluar vetëm katër pikë në katër ndeshjet e para të Premier League dhe është eliminuar nga Carabao Cup nga skuadra e Ligës së Dytë, Grimsby Town.

Pavarësisht se forma e klubit ishte një temë diskutimi, Amorim tregoi se nuk do të lejojë presionin të ndikojë mbi mënyrën e tij të punës. Përpara ndeshjes ndaj Chelsea, ai u përgjigj kur u pyet nëse Ratcliffe kishte folur për formacionin:

“Jo, jo, jo. Askush, as Papai, nuk do ta ndryshojë këtë. Ky është puna ime, kjo është përgjegjësia ime, kjo është jeta ime. Pra, nuk do ta ndryshoj këtë.”

Ai shtoi se sistemi mund të evoluojë gradualisht:

“Do të ketë një evolucion, por duhet të bëjmë të gjitha hapat e duhur. Nëse jam lojtar dhe kam një trajner që, edhe nën shumë presion, më thotë ‘Duhet të ndryshosh sistemin’ dhe unë ndryshoj menjëherë, ata do të më shikojnë ndryshe.”

Amorim përfundoi me një mesazh të qartë për vendosmërinë e tij:

“Do të ketë ndryshime, por në mënyrën time. Disa e bëjnë ndryshe, unë e bëj kështu. Shpresoj të kem kohën për ta ndryshuar! Por do të ndryshojë.”

Si shaka, trajneri portugez zbuloi gjithashtu se Ratcliffe i kishte ofruar një kontratë të re gjatë bisedës së tyre. /GazetaExpress/