Hekuran Murati e "lanson" një postim për rritje ekonomike, për t'i "demantuar pretendimet opozitare" - Gazeta Express
string(94) "hekuran-murati-e-lanson-nje-postim-per-rritje-ekonomike-per-ti-demantuar-pretendimet-opozitare"

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 12:27

Hekuran Murati e “lanson” një postim për rritje ekonomike, për t’i “demantuar pretendimet opozitare”

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 12:27

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një postim në Facebook këtë të shtune, duke thënë se ka një lajm i mirë për fundjavë.

Duke cituar disa të dhëna të ASK-së, Murati tha se ekonomia e vendit “po vazhdon rritjen”

“Bruto Produkti Vendor rritet me 4.58% në TM2 2025. ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes”.

Murati tha se me këtë postim ka demantuar “pretendimet opozitare” për ekonominë e vendit.

“Edhe kësaj radhe, faktet dhe shifrat demantojnë pretendimet opozitare për kahjen ekonomike të vendit”./Express/