Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, është takuar me Komandantin e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimit dhe Asistencë të Sigurisë të Ushtrisë së SHBA-ve (SATMO) Kolonel Thomas Melton. Jashari e ka falënderuar Melton për kontributin dhe angazhimin e ekipeve të SATMO-s, në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së.
Në takim është diskutuar edhe për planin tre vjeçar të aktiviteteve të përbashkëta që do të realizohen në të ardhmen, ku roli i ekipeve të SATMO-s është i jashtëzakonshëm në trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve të reja të FSK-së.
Njoftimi:
Komandanti i FSK-së, priti në takim Komandantin e SATMO-s.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim Komandantin e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimit dhe Asistencë të Sigurisë të Ushtrisë së SHBA-ve (SATMO) Kolonel Thomas Melton.
Fillimisht Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje Kolonelit Melton dhe e falënderoi për kontributin dhe angazhimin e ekipeve të SATMO-s, në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, u vlerësuan lartë të arriturat e deritanishme të FSK-së dhe performanca e dalluar që pjesëtarët tonë kanë treguar gjatë aktiviteteve me ekipet e SATMO-s.
Gjatë takimit u diskutua edhe rreth aktiviteteve që janë zhvilluar deri më tani, duke përfshirë mbështetjen e ekipeve të SATMO në ngritjen e kapaciteteve trajnuese dhe procesit të validimit të njësive, si pjesë e planit të zhvillimit të Forcës. Për më tepër, u diskutua edhe për planin tre vjecar të aktiviteteve të përbashkëta që do të realizohen në të ardhmen, ku roli i ekipeve të SATMO-s është i jashtëzakonshëm në trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve të reja të FSK-së.
Në fund të takimit edhe një herë u potencua se mbështetja nga ekipet trajnuese të SATMO-s është shumë e rëndësishme për avancimin e profesionalizmit të njësive të FSK-së.