“Hapim universitet të ri në Fier”, Rama rendit synimet e mandatit të katërt për shëndetësinë - Gazeta Express
string(89) "hapim-universitet-te-ri-ne-fier-rama-rendit-synimet-e-mandatit-te-katert-per-shendetesine"

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 11:01

“Hapim universitet të ri në Fier”, Rama rendit synimet e mandatit të katërt për shëndetësinë

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 11:01

Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar ministren e re të shëndetësisë, ka prezantuar disa prej projekteve që, sipas tij, do të transformojnë shëndetësinë në mandatin e katërt.

Ai tha se qeveria ka hapur një trase bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë dhe ka firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europiane, si për administrimin e QSUT, ashtu edhe për universitetin.

“Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europiane, qoftë për administrimin e QSUT dhe universitetin. Kemi nisur bashkëpunimin per spitalin onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier. Duam të shkojmë më tutje edhe me ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë shërbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një nder kompanitë më të njohura në fushë e AI në shërbim te shëndetësisë”, tha Rama.