Një person në Klinë plagoset në kokë nga një plumb qorr – Policia heton rastin - Gazeta Express
string(76) "nje-person-ne-kline-plagoset-ne-koke-nga-nje-plumb-qorr-policia-heton-rastin"

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 10:23

Një person në Klinë plagoset në kokë nga një plumb qorr – Policia heton rastin

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 10:23

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se një person në Klinë është plagosur në kokë nga një plumb qorr.

Në raportin e PK-së theksohet edhe se viktima është dërguar së pari në QMF Klinë e me pastaj në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm, shkruan Gazeta Express.

Tutje, shtohet edhe se policia është duke e hetuar rastin, për të cilin është informuar edhe prokurori.

‘‘SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Pogragjë, Klinë / 19.09.2025 – 21:35. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke qëndruar në oborrin e axhës se tij, është goditur në kokë nga një plumb qorr. Viktima, është dërguar fillimisht në QMF Klinë e me pastaj në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin’’, thuhet në raportin e PK-së. /GazetaExpress