Rijad Shaqiri: Tradhëti është të sjellësh Stoilkoviqin në Mateç! - Gazeta Express
string(62) "rijad-shaqiri-tradheti-eshte-te-sjellesh-stoilkoviqin-ne-matec"

Maqedoni

Gazeta Express

20/09/2025 10:22

Rijad Shaqiri: Tradhëti është të sjellësh Stoilkoviqin në Mateç!

Maqedoni

Gazeta Express

20/09/2025 10:22

Deputeti që vjen nga zona e Likovës, Rijad Shaqiri ka shfrytëzuar profilin e tij në facebook për të reaguar ashpër ndaj një postimi të zëvendëskryeministrit Iva Stoilkoviq i cili me foto të flamurit serb shkruan se do të vizitojë manastirin e Mateçit.

Për Rijad Shaqirin ky gjest i Stolkoviqit vjen nga paaftësia e qeveritarëve shqiptarë për ti parandaluar proceset dhe tendencat pro-serbe në vendin tonë.

Rijad Shaqiri shkruan se është tradhtësi të sjellësh Stolkoviqin në Mateç, në një manastir ku për 23 vjet nuk ka qenë akush për ta vizituar

Postimi i plotë i Rijad Shaqirit

Të nderuar qytetarë dhe banorë të Komunës së Likovës,

Sot jeni dëshmitarë të një provokimi të hapur nga ana e zëvendëskryeministrit Ivan Stoiloviq, i cili me flamurin e Serbisë dhe me mbishkrime me përmbajtje provokuese tentoi ta sfidojë dhe ta provokojë Komunën e Likovës.

Ditëve të fundit po shohim se, nga paaftësia për të parandaluar proceset dhe tendencat pro-serbe, individë dhe struktura të caktuara politike shpifin e përgojojnë kundër të tjerëve. Por duhet ta dinë të gjithë se tradhti e vërtetë është të provokosh në Komunën e Likovës me aventura të tilla të pseudo-patriotëve që shërbejnë interesave të këtyre strukturave politike.

Tradhti është të sjellësh Stoiloviqin në Mateç, në një manastir që për 23 vjet nuk ka qenë objekt vizitash nga askush, e ta përdorësh këtë për qëllime politike dhe provokuese.

Banorët e Likovës kanë treguar gjithmonë qartësisht se nuk frikësohen nga askush dhe nuk lejojnë që provokime të tilla të cenojnë dinjitetin, vlerat dhe qetësinë e tyre. Ne jemi të bashkuar dhe të vendosur të mos biem pre e asnjë provokimi.