Mexhiti: Me VLEN-in është fuqizuar politika shqiptare - Gazeta Express
string(52) "mexhiti-me-vlen-in-eshte-fuqizuar-politika-shqiptare"

Maqedoni

Gazeta Express

20/09/2025 10:21

Mexhiti: Me VLEN-in është fuqizuar politika shqiptare

Maqedoni

Gazeta Express

20/09/2025 10:21

Kandidati i VLEN-it për Çairin Izet Mexhiti, gjatë hapjes së shtabit në lagjen Serovë, ka thënë se ky është vetëm fillim i një rruge të re për Çairin, që nuk ndërtohet me premtime boshe por me punë konkrete.

”Sonte hapëm shtabin e VLEN në nëndegën “Hasan Prishtina” në Lagjen Serovë. Ky është fillimi i një rruge të re për Çairin. Një rruge që nuk ndërtohet me premtime boshe, por me punë konkrete’, ka shkruar Izet Mexhiti në facebook.

Me formimin e VLEN-it  ka shtuar ai, politika shqiptare është fuqizuar.

Ne, vetëm për një vit qeverisje, kemi dëshmuar se ndryshimi është i mundur.

Për Çairin e së ardhmes kemi sjellë tashmë 100 milionë euro investime. Synimi ynë është të sjellim edhe 200 milionë të tjera për ta ndryshuar rrënjësisht fizionominë e komunës.

Ata që e sollën Botën Serbe sot ende flasin për të. Ndërsa ne flasim për projekte konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve; ka thënë Mexhiti.