Edhe Gjykata nuk e pranon kandidaturën e VLEN-it për Butel - Gazeta Express
string(58) "edhe-gjykata-nuk-e-pranon-kandidaturen-e-vlen-it-per-butel"

Maqedoni

Gazeta Express

20/09/2025 10:20

Edhe Gjykata nuk e pranon kandidaturën e VLEN-it për Butel

Maqedoni

Gazeta Express

20/09/2025 10:20

Pas Komisionit Komunal Zgjedhor dhe KSHZ-së, edhe Gjykata Administrative hodhi poshtë përpjekjen e VLEN-it për falsifikim të zgjedhjeve në Komunën e Butelit! Kështu shkruan në profilin e tij kryetari i Degës së BDI-së në Butel, Muharrem Hasani, ndërsa ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Administrative që hodhi poshtë arsyetimin dhe mbrojtjen e deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi për kandidaturën e Behar Eminit për kryetar të Butelit, edhe ose i njëjti ishte banor i Komunës së Çairit.

Emini, edhe pse kishte shpallë kandidaturën publikisht, madje ishte uruar nga kryetari i Alternativës, Zekirja Ibrahimi, kishte probleme me kusjtin kryesor për të garuar në zgjedhje: ishte banor i Çairit ndërsa garonte në Butel. Pas refuzimit të parë nga Komisioni Komunal Zgjedhor, VLEN-i e kishte nxitur Eminin ta ndryshojë shpejtë e shpejtë adresën e banimit, por nuk kishte arritur ta dorëzojë letërnjoftimin në kohë.

KSHZ kishte konstatuar se nuk mund të garojë Emini, ndërkohë që Shefi i shtabit, Adnan Azizi nuk kishte pranuar të dorëzohet. Në emër të VLEN-it, ishte ankuar në Gjykatën Administrative, megjithatë edhe këtu – kishte dështuar.

Postimi i plotë i kryetarit të Degës së BDI-së në Butel, Muharrem Hasani:

EDHE NJË FITORE PËR DEMOKRACINË NË BUTEL!

Pas KSHZ-së, edhe Gjykata Administrative hodhi poshtë përpjekjen e VLEN-it për falsifikim të zgjedhjeve në Komunën e Butelit!

Vendimi i sotëm e bën të qartë: “kandidati” i VLEN-it nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje, pavarësisht ndryshimit fiktiv të adresës (jashtë afatit të KSHZ-së) – një tentim i pastër për të manipuluar kushtin bazë të kandidimit!

As prania e shefit të Shtabit zgjedhor të VLEN-it, Adnan Azizi, dhe gënjeshtrat e tij në gjykatë nuk e shpëtuan këtë skenar.

Vëllezër shqiptarë dhe qytetarë të nderuar të Butelit,

Në këtë komunë gara është e qartë: prof. dr. Isamedin Azizi, kandidati shqiptar mbipartiak, i mbështetur nga Aleanca Kombëtare për Integrim, kundrejt kandidatit të VMRO-së, Darko Kostovski.
Shqiptarët, boshnjakët, turqit dhe romët përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së Butelit – por me Kostovskin kryetar, investimet dhe zhvillimi shkuan vetëm te lagjet maqedonase.

Tani është momenti që elektorati i VLEN-it t’i bashkohet Aleancës të përbashkët Kombëtare.

– Të votojmë dr. Isamedinin!
– Të vendosim për zhvillimin e barabartë!
– Të vulosim të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të gjithë qytetarëve të Butelit!