Tentuan të kontrabandonin dru – Arrestohen tre persona, sekuestrohet kamioni me ngarkesën - Gazeta Express
string(86) "tentuan-te-kontrabandonin-dru-arrestohen-tre-persona-sekuestrohet-kamioni-me-ngarkesen"

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 10:15

Tentuan të kontrabandonin dru – Arrestohen tre persona, sekuestrohet kamioni me ngarkesën

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 10:15

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka ndaluar tre persona pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kaluar kundërligjshëm kufirin me Serbinë, për të kontrabanduar dru.

Nga PK-ja bëhet e ditur edhe se, kamioni bashkë me ngarkesën është sekuestruar, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

‘‘KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT

Prapashticë, Prishtinë 19.09.2025-15:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me  rastin kanë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovar me kamionin e  tyre të ngarkuar me dru zjarri,  nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar kundërligjshëm kufirin me Serbinë, për të kontrabanduar mallra-dru. Në konsultim me prokurorin, kamioni është sekuestruar bashkë me ngarkesën dhe është dërguar në stacionin e policisë kufitare për procedura të mëtutjeshme, ndërsa të dyshauarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt’’, thuhet në raportin e PK-së.