Policia e Fierit ka finalizuar operacionin “Prive”, duke goditur një aktivitet prostitucioni në një lokal në Mbrostar.
Në pranga kanë rënë 5 persona: tre organizatorët Osjon Puka (29 vjeç), Klodjana Haskasa (24 vjeçe) dhe Orkida Gajo (32 vjeçe), si dhe dy vajza nga Uganda, Ruth Mutesi (24 vjeçe) dhe Shaluëah Nalutaaya (22 vjeçe), të cilat ushtronin prostitucion.
Nga kontrollet u sekuestruan para në valuta të ndryshme, dy armë të ftohta dhe një automjet. Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për hetime të mëtejshme.